Një furnizim i mjaftueshëm i lëndëve ushqyese luan një rol të rëndësishëm në një sistem të fortë imunitar dhe mbrojtje të shëndetshme. Vitamina C dhe zinku kontribuojnë në funksionimin normal të sistemit imunitar dhe në mbrojtjen e qelizave nga stresi oksidativ. Vetëm 1 bustine Doppelherz Vitamin C 500 + Zink DIRECT DEPOT mbështet një furnizim të mirë të vitaminës C edhe kur ka një nevojë të shtuar.
Një gjumë i shëndetshëm është i rëndësishëm që të keni një ditë të mirë dhe që të qëndroni efiçentë.
Doppelherz Magnesium 400 për natën i ofron trupit tuaj 400mg magnezium gjatë natës, që kontribuon në një funksion normal të muskujve. Për më tepër, ndihmon në balancën e elektrolitëve dhe në funksionin e sistemit nervor.
Vitamina B12 (kobalamin) është një vitaminë e tretshme në ujë. Vitaminat B janë shumë të ndjeshme dhe mund të shkatërrohen lehtësisht nga gatimi dhe nga ruajtja.
Vitamina B12 gjendet në shumë produkte shtazore si mishi, veza dhe qumështi. Në kontrast, bimët nuk përmbajnë vitaminë B12. Vegjetarianët pothuajse nuk konsumojnë fare vitaminë B12 nga dieta.
Sistemi Doppelherz VITAMIN C 1000 me tableta ferveshente përmban 1000 mg vitaminë C. Në këtë mënyrë mbështet funksionin normal të sistemit imunitar – edhe me kërkesa të shtuara për vitaminë C – me vetëm 1 tabletë në ditë.
Efikasiteti i sistemit tonë imunitar kryesisht varet nga furnizimi i vazhdueshëm me mikroelemente specifike.Tabletat Doppelherz® Vitamin C 1000 e furnizojnë organizmin me 1000 mg Vitaminë C të kombinuar me Vitamina D3 800 IU për të mbështetur një funksion normal të sistemit imunitar.
“Vitamina e diellit” – një rreze shkëlqimi për shëndetin. Kërkimet e fundit kanë treguar se Vitamina D ka shumë përfitime shëndetësore. Sidoqoftë, për shumë njerëz, asimilimi nga ushqimi nuk është i mjaftueshëm.Vitamina D, e njohur gjithashtu si “Vitamina e Diellit”, prodhohet, në krahasim me vitaminat e tjera, në lëkurë, pas ekspozimit në rrezet e diellit që përmbajnë dritë ultraviolet B.
Tabletat Doppelherz përmbajnë 50 μg vitaminë D. Kjo korrespondon me 2000 IU (njësi ndërkombëtare) të vitaminës D.Dihet prej kohësh që vitamina D kontribuon në mirëmbajtjen normale të kockave si “ndërtues i kalciumit”. Sot ne e dimë që vitamina D gjithashtu përmbush detyra të tjera të rëndësishme në trup.
Kockat e shëndetshme janë të rëndësishme në çdo moshë, sepse ato formojnë kornizën e trupit tonë. Përveç kalciumit mineral, rol të rëndësishëm në ruajtjen e kockave luajnë edhe vitamina D dhe vitamina K.