Doppelherz Magnesium + Calcium + D3 Direct

Për të qënë sa më të shëndetshëm duhet t’i ofrojmë organizmit sasinë e vitaminave dhe mineraleve për të cilat ka nevojë.2 ndër mineralet më të rëndësishme të organizmit janë kalçiumi dhe magnezi.Magnezi nuk sintetizohet në organizëm, prandaj është i rëndësishëm konsumimi i ushqimeve që e kanë në përmbajtje apo dhe marrja e suplementeve me magnez.

Description

Magnezi:
-kontribuon në funksionimin normal të sistemit nervor;
-merr pjesë në proçese metabolike që shoqërohen me çlirim energjie;
-është i rëndësishëm për muskujt.
Kalçiumi, në dallim nga magnezi është një mineral që ruhet në kocka. Kur organizmi ka nevojë për sasi të caktuara të kalçiumit ai kalon në gjak dhe anasjelltas.
Sipas një studimi të kryer në Gjermani në vitin 2008 u arrit në përfundimin që sasia e kalçiumit në organizëm,, në pjesën më të madhe të popullatës nuk është optimale.
Kalçiumi:
-është i nevojshëm për kockat;
-është i nevojshëm për funksionimin normal të muskujve;
-merr pjesë në proceset e përçimit të impulseve ndërmjet nervave.
Vitamina D është një vitaminë që sintetizohet në organizëm, gjatë ekspozimit në diell. Por në shumicën e njerëzve, sasia e vitaminës D në organizëm është më e ulët se ajo që nevojitet.
Personat që merren me aktivitet fizik, mosha e tretë, femrat gjatë menopauzës kanë nevojë për sasi më të larta të kalçiumit, magnezit dhe vitaminës D.

  • Magnesium 300 mg
  • Calcium 600 mg
  • Vitamin D 5 µg
  • Pa gluten
  • Pa laktozë
  • 20 Bustina
  • Merrni nje bustine ne dite
  • Doppelherz